243 euro në muaj të ardhura për një familje me 4 persona quhet kufiri i varfërisë në vend.
Sipas Anketës së Matjes së të Ardhurave, të publikuar nga INSTAT, kufiri i varfërisë për një person është 115 euro në muaj dhe 243 eruo në muaj për një familje me dy fëmijë.
Në vitin 2019 në vend u regjistruan 659.000 individë që jetojnë në kufirin e varfërisë. Kjo shifër u ul me rreth 20 mijë persona në krahasim me viitn 2018.
“Kjo tregon se niveli i përgjithshëm i të ardhurave familjare të disponueshme është rritur dhe numri i individëve në rrezik për të qenë të varfër është ulur me rreth 1,8 %”, shkruan raporti I INSTAT.
Të punësuarit e moshës 18 vjeç e lart rrezikohen më pak të klasifikohen si të varfër në viitn 2019, në krahasim em vitin 2019.