666 qytetarë gjobiten për mosmbajtjen e maskës në publik

Nga Exit News
666 qytetarë gjobiten për mosmbajtjen e maskës në publik

666 persona janë gjobitur në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave kufizuese, si mbajta e maskës në ambiente publike dhe moslëvizja pas orës 22:00.

Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e çuar totalin në rreth 20 milionë lekë.

Policia ka shoqëruar në komisariat 8 qytetarë, të cilët në momentin e ndalimit nuk kanë pranuar të tregojnë mjetin e identifikimit. Pas shoqërimit dhe identifikimit të tyre, ata janë lënë të lirë.

Një lokal, po ashtu, u gjobit me 1 milionë lekë për shkak të shkeljes së protokollit të vendosur nga ministria, kundër përhapjes së Covid-19.

Prej 15 tetorit në vend është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në çdo ambient, të hapur e të mbyllur, përveçse në banesa.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>