Gjatë vitit të fundit, institucionet ndërkombëtare kanë ulur vazhdimisht parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të Shqipërisë për 2016-ën. Sipas Bankës Botërore e FMN-së, niveli i lartë i kredive të këqija dhe niveli i defiçit buxhetor vlerësohen si pengesat kryesore për rritjen ekonomike në vend.
Më poshtë janë deklaratat e tyre:
Prill 2015:
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi se rritja ekonomike për vitin 2016 do të jetë 4 për qind.
Prill 2015:
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikoi se rritja ekonomike do të jetë 4 për qind.
Maj 2015:
Komisioni Europian parashikoi se rritja ekonomike e 2016-tës do të jetë 3,6 për qind.
Tetor 2015:
Fondin Monetar Ndërkombëtar parashikoi se rritja ekonomike e 2016-ës do të jetë 3,4 për qind.
Nëntor 2015:
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikoi se rritja ekonomike për 2016 do të jetë 3,3 për qind.
Nëntor 2015:
Komisioni Europian parashikoi se rritja ekonomike e 2016-ës do të jetë 3,3 për qind.
Shkurt 2016:
Komisioni Europian parashikoi se rritja ekonomike e 2016-ës do të jetë 3,2 për qind.