Institucionet ndërkombëtare ulin parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Institucionet ndërkombëtare ulin parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Gjatë vitit të fundit, institucionet ndërkombëtare kanë ulur vazhdimisht parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të Shqipërisë për 2016-ën. Sipas Bankës Botërore e FMN-së, niveli i lartë i kredive të këqija dhe niveli i defiçit buxhetor vlerësohen si pengesat kryesore për rritjen ekonomike në vend.

Më poshtë janë deklaratat e tyre:

Prill 2015:

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi se rritja ekonomike për vitin 2016 do të jetë 4 për qind.

Prill 2015:

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikoi se rritja ekonomike do të jetë 4 për qind.

Maj 2015:

Komisioni Europian parashikoi se rritja ekonomike e 2016-tës do të jetë 3,6 për qind.

Tetor 2015:

Fondin Monetar Ndërkombëtar  parashikoi se rritja ekonomike e 2016-ës do të jetë 3,4 për qind.

Nëntor 2015:

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikoi se rritja ekonomike për 2016 do të jetë 3,3 për qind.

Nëntor 2015:

Komisioni Europian parashikoi se rritja ekonomike e 2016-ës do të jetë 3,3 për qind.

Shkurt 2016:

Komisioni Europian  parashikoi se rritja ekonomike e 2016-ës do të jetë 3,2 për qind.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>