
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpenzon qindra mijëra euro në trajnime të ndryshme për punonjësit e saj. Pak ditë më parë, OSHEE-ja kontraktoi një kompani private, e cila në këmbim të trajnimeve për sigurinë e punonjësve në terren dhe përdorimin e mjeteve të sigurisë në punë, do të paguhet me 480 mijë euro.
Po ndërsa harxhon para për trajnime sigurie,OSHEE duket se nuk harxhon asgje për kushtet e sigurisë në punë dhe mjete të sigurta pune. Punonjësit e OSHEE-së punojnë pa veshje profesionale dhe pa paisjet e sigurisë së nevojshme. Shihni fotografinë më poshtë bërë para pak ditësh ku një punonjës punon në shtyllë pa asnjë pajisje sigurie. Mungesa e tyre jo vetëm që vë në rrezik të drejtëpërdrejtë jetën e punonjësve, por mund të shkaktojë aksidente më të mëdha me pasoja jetën e njerëzve të zonës ku punohet.
