688 gjoba për mos mbajtjen e maskës në publik

Nga Exit News
688 gjoba për mos mbajtjen e maskës në publik

Policia ka gjobitur 688 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e cuar shumën totale në rreth 20 mijë euro.

132 prej tyre u gjobitën për shkak se nuk mbajtën maskën në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Ndërsa, 13 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

Qeveria e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës në publik, javën e kaluar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>