Sipas medias britanike Daily Mail, 1,26 për qind e shqiptarëve që jetojnë në Britani janë në burg për krime të ndryshme. Bazuar në të dhënat e vitit 2014, shqiptarët renditen të dytët për numrin e arrestimeve, me një diferëncë të vogël nga vendi i parë, Vietnami.
Shqiptarët renditen të tretët me numrin më të lartë për krimet me drogën dhe mashtrimin, me përkatësisht 53 të arrestuar për drogë dhe 29 për mashtrim. Në shumicën e rasteve, krimet lidhur më drogën bëhen nga grupe kriminale të mirëorganizuara, që jo pak herë shkaktojnë dhe rrëmbime, plagosje apo vrasje.