
Polica ka gjobitur 690 qytetarë me 3 mijë lek për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Në njoftimin e të enjtes, policia njofton se 2 shtetas u gjobitën me 5 milionë lekë për organizim të tubimeve në Dibër.
Gjithashtu, policia gjobiti një person me 1 milionë lekë për mbajtjen e lokalit hapur pas orës 22:00.
Qeveria ka miratuar vendimin për mbajtjen e detyrueshme të maskës edhe në ambjentet e jashtme, mbylljen e aktiviteteve në orën 22:00 dhe ndalimin e grumbullimeve.
Qytetarët që shkelin këto masa gjobiten.