Teksa miliona njerëz në gjithë botën po punojnë nga shtëpia, video-takimet dhe video-konferencat janë bërë të përditshme.
Por njerëzit janë të pamësuar me këtë mënyrë të re, ndaj shpesh ato kthehen në përvoja të sikletshme dhe plot incidente të pakëndëshme—një nga gjërat më të shpeshta është veshja e përshtatshme vetëm në pjesën e sipërme, por jo në të poshtmen të trupit.
Nëse edhe ju bëni shpesh video-konferenca, Carol Davidson, një konsulent imazhi në Manhattan jep disa këshilla se si të dukeni mirë në to:
1. Vishuni njësoj siç do të visheshit po të shkonit fizikisht në takim apo konferencë.
Kjo do t’iu ndihmojë me vetbesimin, përqendrimin tek çështjet që diskutohen dhe do të shmangë incidentet e pakëndshme në rast se ju duhet të çoheni nga karrigia.
2. Duhet të vendosni një dritë përballë jush, pas kompjuterit apo telefonit.
Duhet që fytyra juaj të jetë e ndriçuar mirë në mënyrë që të dukeni qartë në kamera. Por kujdesuni që burimi i dritës të jetë pas kamerës që ju filmon, dhe jo midis saj dhe jush.
3. Ngjyra e sfondit pas jush duhet të kontrastojë me ngjyrat e veshjes tuaj.
Duhet që imazhi juaj të duket sa më qartë dhe për këtë duhet që të keni nje sfond të përshtatshëm. Nëse pas keni një mur apo sfond me ngjyrë të hapur, vishni diçka me ngjyrë të errët.
4. Kujdesuni të mos ketë onbjekte që shpërqendrojnë vëmendjen.
Në kamera nuk do dilni vetëm ju, por edhe sfondi dhe objekte të tjera pranë jush. Kujdesuni që të mos ketë asnjë objekt që mund t’ju turpërojë, apo që mund të tërheqë vëmendjen. Nëse pas jush keni libra, sigurohoni që nuk ka ndonjë titull që nuk doni të duket. Po ashtu kujdesuni që veshja juaj nuk ka elementë që tërheqin vëmendjen, veçanërisht bizhuteri.
5. Rregulloni lartësinë e karriges.
Kamera duhet të jetë e pozicionuar në nivelin e syve, ndaj uluni në një karrike apo objekt që mundëson këtë nivel. Gjithashtu duhet të mbani trupin drejt, dhe për këtë mund të vendosni një jastek pas shpine që t’ju ndihmojë, por ai nuk duhet të duket në kamera.
6. Sigurohuni që në pamje del i gjithë busti juaj, jo vetëm fytyra.
Duhet të zgjidhni distancën e mjaftueshme nga kamera sa në video të duket busti juaj. Sigurohoni gjithashtu që të pozicionoheni në mënyrë që në kamra të duket e gjithë gjerësia e bustet tuaj dhe jo vetëm një pjesë.
7. Sigurohuni të ketë mobilje që shuajnë jehonën.
Sigurohuni që dhoma apo mjedisi nga ku po bëni video-konferencën të ketë mobilje, perde dhe qilima ose sipërfaqe të tjera të buta të cilat ndihmojnë në minimizimin e jehonës kur flisni.