7 ratse të reja me koronavirus u zbuluan sot në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani ka 42 raste në total.
Dje, në Maqedoninë e Veriut u vendos gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shtynë pa afat. Shkak për këtë u bë situata e krijuar prej epidemisë së koronavirusit.
Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë. Autoritetet kanë mundësinë që ta zgjasin këtë periudhë, në varësi të situatës që do të paraqitet.
Me vendimin e marrë dje, Maqedonia e Veriut bëhet shteti i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që hyn në gjendje të jashtëzakonshme.
Gjendja e jashtëzakonshme u kërkua pak ditë më parë edhe nga ish-kryeministri Zoran Zaev, i cili pas daljes nga takimi ndërpartiak me Presidentin Pendarovski u shpreh qartë se duhej me patjetër një angazhim më i madh shtetëror.