8 të arrestuar dhe një në kërkim gjatë 24 orëve te fundit

Nga Exit News
8 të arrestuar dhe një në kërkim gjatë 24 orëve te fundit

8 persona u arrestuan dhe një u shpall në kërkim nga policitë e rreteheve në vend, sot më 3 maj. Sipas njoftimeve të Policisë:

Një person u arrestua në Tiranë për plagosje me thikë të një 30 vjeçari, për motive të dobëta.

Një 15 vjeçar u plagos me thikë në Elbasan pas një konflikti. Autori u shpall në kërkim.

Dy persona, Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (babë e bir) u arrestuan në Tiranë për dhunimin e K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrin dhe krushku e tyre).

Një 28 vjeçar u arrestua në Lushnje për armëmbajtje pa leje , pasi qëlloi në ajër për disa minuta duke alarmuar banorët.

3 persona u arrestuan në Lushnje për kërcënim personi në bashkëpunim. Të arrestuarit janë P. G., 47 vjeç, K. N., 20 vjeç, dhe E. B., 32 vjeç.

Një 21 vjeçar, banues në Maliq, u arrestua për drejtim mjeti pa patentë dhe mos bindje të urdherit të policisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>