
Hollanda, Belgjika, Italia, Franca, Zvicra, Skocia dhe Danimarka do të lehtësojnë kufizimet e Covid-19, duke filluar nga mesi i muajit maj.
Kryeministri hollandez njoftoi të martën se kufizimet e Covid-19 do të lehtësohen javën e ardhshme.
Kryeministrja e Skocisë njoftoi të martën se Skocia do të hapet më 17 maj. Në vend do të lejohen takimet brenda me persona jo të së njëjtës familje.
Duke nisur nga 9 qershori, edhe Belgjika do të lehtësojë masat antiCovid. Qeveria belge njoftoi se vaksinimi po jep efekt në uljen e numrave të ët infektuarve.
Më 2 maj, Franca lehtësoi masat ndaluese duke hequr shtetrrethimin kombëtar.
Ndërsa, Italia po planifikon të heq karantinën për udhëtarët e vendeve evropiane.