
296 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.659 personave të testuar.
Prej disa ditësh Kosova po regjistron më pak se 300 të infektuar çdo ditë, shifër kjo më e ulët krahasuar me fillimin e janarit.
Në 24 orët e fundit, shtatë pacientë me Covid kanë humbur jetën. Ndërsa 526 pacientë janë shëruar.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 55.135 të infektuar me Covid-19. Prej tyre, 1.392 persona kanë humbur jetën, 48.572 janë shëruar dhe 5.164 janë ende të infektuar.