7 viktima dhe 296 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

Nga Exit News
7 viktima dhe 296 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

296 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.659 personave të testuar.

Prej disa ditësh Kosova po regjistron më pak se 300 të infektuar çdo ditë, shifër kjo më e ulët krahasuar me fillimin e janarit.

Në 24 orët e fundit, shtatë pacientë me Covid kanë humbur jetën. Ndërsa 526 pacientë janë shëruar.

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 55.135 të infektuar me Covid-19. Prej tyre, 1.392 persona kanë humbur jetën, 48.572 janë shëruar dhe 5.164 janë ende të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>