7 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 596.
71 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke shënuar një rënie të numrit të të infektuarve ditorë krahasuar me një ditë më parë.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 14 637 të infektuar.
Prej tyre 2 606 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 11 435 pacietë janë shëruar.