
70 përqind e personave të rritur në BE do të vaksinohen brenda muajit korrik. Kështu u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, gjatë konferencës së samitit të Portos.
Von der Leyen u shpreh se deri më tani mbi 200 milionë doza vasinash u shpërndanë në vendet e BE-së.
Ndërsa, rreth 160 milionë qytetarë kanë marrë një dozë vaksine kundër Covid-19.
BE ka ecur shumë ngadalë me vaksinimin e popullsisë në krahasim me vendet si SHBA-të, Britani e Madhe dhe Izrael. Kjo ndodhi për shkak të problemeve me zbatimin e kontratës nga kompania AstraZeneca.