71 përqind e rasteve të reja në Sllovaki janë me variantin e ri anglez, njoftoi të premten kryeministri Igor Matoviç.
Ai pohoi se ky variant është më i përhapuri në vend.
“Deri më tani, nga 1,360 testet e kryera me PCR, 71 për qind kanë dalë se janë varianti B.1.17 (varianti britanik)”, shkroi Matoviç në Facebook.
Sllovakia ka rregjistruar 260 mijë të infektuar dhe 5,050 viktima që prej fillimit të pandemisë.