Crown Agents: Në portet shqiptare bëhet kontrabandë nafte

Crown Agents: Në portet shqiptare bëhet kontrabandë nafte

Dje, kompania Crown Agents deklaroi se në portet shqiptare bëhet kontrabandë nafte dhe publikoi fakte lidhur më të. Punonjësit e Crown Agents, kompanisë së konsulencës në dogana, treguan se gjatë punës në terren kanë hasur anije peshkimi që përdoreshin për të sjellë naftë nga Italia në Shqipëri, në mënyrë ilegale dhe kalonin kontrollin doganor pa probleme.

Nga kontrollet e bëra nga 1 janari deri në 12 mars 2015, në portet e Durrësit, Shëngjinit, Vlorës dhe Sarandës, rezultoi se kishin hyrë 2 milionë litra karburant, pa paguar akcizë dhe taksat e tjera. Karburanti shitej më pas në tregun vendas me çmim më të ulët.

Nisur nga këto të dhëna, kompania e konsulencës rekomandoi kontrollin e pikave të karburanteve, të autoboteve të transportit të naftës dhe dokumentet e çdo firme hidrokarburesh, për të kontrolluar nëse ka sasi nafte të paregjistruara. Drejtoria e Doganave urdhëroi dhe markimin e naftës në anijet e peshkimit me ngjyrosës tjetër, që të identifikohet sasia që i nevojitet anijeve për të udhëtuar, e të shmangej sa më shumë nafta kontrabandë.

Pavarsisht masave të marra, gjatë kontrolleve në muajit korrik-dhjetor 2015, u zbuluan sërish rreth 50 mijë litra naftë e futur në mënyrë ilegale nga anijet e peshkimit, me ndihmën e administratës së porteve.

Në muajin janar, britanikët e Crown Agents deklaruan se në doganën shqiptare ka kontrabandë dhe korrupsion të lartë, dhe se vetë administrata doganore nuk e lufton mjaftueshëm atë, por nuk dhanë detaje për raste konkrete. Në shkurt 2016, kontrata dy vjeçare e konsulencës për doganën me qeverinë shqiptare përfundoi dhe nuk u rinovua më.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>