Sot, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se shkarkimi i Ministrit Cani është një “arnim korruptiv” i qeverisë.
Zoti Basha, në një deklaratë për shtyp, tha se:
“Pasi bëri kurban Shkëlqim Canin për të mbuluar vjedhjen e 400 milionë dollarëve në tatime dhe dogana, me caktimin e Arben Ahmetajt si ministër financash, Rama konfirmoi se plaçkitja, zhvajtja, mbushja e xhepave me paratë e shqiptarëve, janë standardet e tij të qeverisjes.”
“Këto arnime korruptive pasqyrojnë vetëm interesat financiare të Edi Ramës.”