
Policia ka gjobitur 765 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e cuar shumën totale në rreth 20 mijë euro.
Gjithashtu, policia ndëshkoi 3 pronarë lokalesh me 9 mijë euro secilin, pasi nuk respektuan protokollet e sigurisë.
Ata kishin lejuar muzikn pas orës 20:00 dhe nuk respektuan mbajtjen e maskës dhe distancimin social.