73 për qind e shqiptarëve: Situata ekonomike është përkeqësuar – Pikat kryesore të raportit të BERZH

73 për qind e shqiptarëve: Situata ekonomike është përkeqësuar – Pikat kryesore të raportit të BERZH

73 për qind e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike është përkeqësuar dhe rreth gjysma e popullsisë janë të pakënaqur me shërbimin shëndetësor që ofron shteti. Këto janë disa nga përfundimet kryesore të sondazhit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

BERZH ka publikuar raportin “Jeta në tranzicion”, i cili synon të japë mendimet e qytetarëve për shërbimet shtetërore. Raporti për Shqipërinë, i bazuar në 1377 intervista në vitin 2016, nxjerr këto përfundime:

-73 për qind e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike në vend është përkeqësuar ose ka mbetur njësoj, krahasuar me 4 vite më parë. Vetëm 27 për qind e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike është përmirësuar;

-70 për qind e shqiptarëve shprehen se situata politike në vend është përkeqësuar ose ka mbetur në të njëjtat nivele, krahasuar me katër vite më parë. Vetëm 30 për qind shprehen se situata politike është përmirësuar;

-79 për qind e popullsisë që përfiton nga ndihma ekonomike shprehet e pakënaqur nga ky shërbim shtetëror;

-Vetëm 37 për qind e popullsisë janë të kënaqur me shërbimin e gjykatave, ndërsa 63 për qind të tjerë shprehen se ky sektor ka nevojë të përmirësohet ndjeshëm;

-53 për qind e popullsisë janë të kënaqur më shërbimin publik shëndetësor, ndërsa 47 për qind të tjerë, megjithë reformat e qeverisë në këtë sektor, shprehen të pakënaqur.  56 për qind e qytetarëve shprehen të gatshëm të paguajnë taksa shtesë apo më të larta, në rast se këto të ardhura shkojnë për përmirësimin e shërbimit publik shëndetësor;

-Rreth gjysma e popullsisë në Shqipëri preferojnë demokracinë dhe ekonominë e tregut, mbi çdo formë tjetër sistemi politik apo ekonomik. Megjithatë rreth 31 për qind shprehen se një sistem autoritar apo ekonomia e planifikuar mund të jetë zgjidhje më e mirë në disa raste të veçanta;

-Më pak se gjysma e popullsisë mund të përballojë një javë pushime në vit;

-52 për qind e popullsisë janë të pakënaqur me infrastrukturën rrugore;

-Rreth  20 për qind e shqiptarëve janë përballur të paktën një herë me korrupsionin e zyrtarëve publikë;

-Rreth 75 për qind e shqiptarëve mendojnë se emigrantët janë kontribuues të rëndësishëm në ekonominë shqiptare;

-Vetëm 44 për qind e popullsisë beson se liria e fjalës dhe shprehjes respektohet;

-Sektori ku shqiptarët janë më të kënaqur me shërbimet shtetërore janë edukimi 9 vjeçar dhe ai i mesëm;

-77 për qind e qytetarëve janë optimistë se jeta e fëmijëve të tanishëm do të jetë më e mirë në të ardhmen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>