
Një studim i Indeksit Botëror të Shëndetësisë nxorri si përfundim se rreth 75 përqind e vendeve në botë nuk kishin kapacitete të mjaftueshme të përballonin pandemitë apo epidemitë.
Studimi tregoi se asnjë nga vendet në botë nuk është plotësisht i përgatitur për të luftuar një epidemi apo pandemi.
Vendin e parë e mbajnë SHBA-të me 83.5 pikë, të cilat ndiqet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Hollanda. Vendi ynë renditet në vendin e 39 në botë me 52.9 pikë.
Sot bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, ku janë të infektuar rreth 13 407 persona. Deri më tani kanë humbur jetën 12 500 persona ku vendin e parë në botë për numrin e vdekjeve e mban Italia me 4825 persona.