Në 8 prej 21 bashkive të prekura nga Covid-19, janë shëruar të gjithë të infektuarit.
Instituti i Shëndetit Publik lajëmroi sot se nuk ka asnjë të infektuar në:
- Durrës,
- Has,
- Kavajë,
- Vlorë,
- Pukë,
- Tropojë,
- Rrogozhinë,
- Mallakastër.
Në total, nga 782 të infektuar, 488 ose 63 për qind janë shëruar. Ndërsa 263 të infektuar vazhdojnë të jenë të sëmurë.
Edhe në 13 bashkitë ku ka ende raste aktive, shumica e të infektuarve janë shëruar.
Përjashtim bëjnë Kruja e Kurbini, ku infektimi me Covid-19 ka shpërthyer 2 javët e fundit.
Kështu në Krujë nga 109 të infektuar në total, vetëm 15 janë shëruar, një ka humbur jetën, ndërsa 93 të tjerë janë ende të sëmurë.
Në Kurbin, nga 31 të infektuar, vetëm 4 janë shëruar dhe 27 vazhdojnë ende të infektuar.