8 eurodeputetë letër Ramës: Prit opinionin e Venecias për Kodin Zgjedhor

Nga Exit News
8 eurodeputetë letër Ramës: Prit opinionin e Venecias për Kodin Zgjedhor

Tetë eurodeputetë të Partive Europiane Popullore i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe shumicës socialiste që të mos miratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

Eurodeputetët nënshkrues të letrës drejtuar Ramës janë Michael Gahler, Sandra Kalniete, Andrey Kovatchev, David McAllister, Zeljana Zovko, David Lega, Vladimir Bilcik, Lukas Mandl.

Ata theksojnë se Rama duhet të tërhiqet nga ndryshimet e njëanshme të  KV-së, si dhe të dëgjohet këshilla e eurokomisionerit Varhelyi se kjo çështje do të ndikojë në ngadalësimin e integrimit europian të vendit.

Ata shkruajnë:

“Presidenti juaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion mbi këto ndryshime dhe se Komisioneri Evropian për Zgjerimin ju ka këshilluar në mënyrë të përsëritur që të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve, të prisni opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i përmbaheni atij opinioni.

Ky opinion pritet në dhjetor dhe duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta.

Ju bëjmë thirrje që të vendosni të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>