8 persona u qëlluan për vdekje Indianapolis, vetvritet autori

Nga Exit News
8 persona u qëlluan për vdekje Indianapolis, vetvritet autori

Të paktën tetë persona u qëlluan për vdekje në një strukturë të FedEx në Indianapolis, raporton The Guardian.

Ndërkohë, sipas policisë i dyshuari ka vrarë veten.

Të paktën katër persona të tjerë u shtruan në spital, përfshirë një me dëmtime kritike, dhe dy të tjerët u trajtuan në vendngjarje.

Të plagosurit ishin të gjithë civil.

Jemi ende duke u përpjekur të zbulojmë arsyen  dhe shkakun e saktë për këtë incident,” deklaroi një zëdhënëse e policisë.

Kjo e fundit grumbulloi në një hotel aty pranë personat, që nuk arrinin të kontaktonin anëtarët e familjes që punonin për FedEx.

Pashë një burrë me një lloj automatiku, një pushkë automatike dhe po qëllonte gjithandej“, tha një dëshmimtar.

Jemi të vetëdijshëm për të shtënat tragjike në objektin tonë FedEx Ground pranë aeroportit të Indianapolis. Siguria është përparësia jonë kryesore dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që u preken,” deklaroi FedEx nga ana tjerër.

Kompania shtoi se po punonte me autoritetet për zbardhjen e ngjarjes.

Të shtënat në Indinopolis janë të fundit në një varg vrasjesh masive në të gjithë SHBA-të muajt e fundit.

Policia pritet të infromojë publikun për situatën gjatë ditës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>