Policia maqedonase ka arrestuar 8 persona, të dyshuar si pjestarë të organizatës terroriste ISIS.
Në njoftimin për shtyp, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut sqaroi se arrestimi i tyre erdhi me urdhër të Gjykatës Penale të Shkupit. Të arrestuarit janë nga Shkupi dhe Kumanova.
Ministria shkruan se të arrestuarit kishin nisur përgatitjet për disa sulme terroriste, më qëllim krijimin e një ndjenjë të pasigurisë ose frikës tek qytetarët.
Nuk dihet ende nëse celula terroriste ka lidhje me sulmin terrorist në Vienë, pak javë më parë, ku 4 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën.
Dy prej autorëve të sulmit ishin me shtetësi maqedonase.