8 të infektuar të rinj nga fasoneritë në Krujë

Nga Exit News
8 të infektuar të rinj nga fasoneritë në Krujë

8 të infektuar të tjerë më Covid-19 janë zbuluar në Krujë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në qytet në 105.

Të infektuarit e rinj kanë të gjithë lidhje me fasoneritë që tashmë janë kthyer në vatra të rrezikshme infeksioni. Ata janë punonjës të fasonerive dhe familjarë të tyre.

Që prej 17 prillit, 98 qytetarë të Krujës dhe 31 qytetarë të Kurbit janë infektuar me Covid-19 në dy fasoneri që vazhdonin ende punën pa respektuar asnjë masë të distancimit fizik apo higjienike.

Në këto fasoneri punonin kryesisht gra nga Kruja dhe Laçi. Ato transportoheshin me furgona nga shtëpitë në punë, në grupe të mëdha. Po ashtu gjatë punës, punonjesët nuk kishin masa mbrojtëse dhe nuk respektonin distancat e rekomanduara nga njëra-tjetra.

Transporti dhe puna duke mos zbatuar masat e distancimit fizik kanë bërë që Covid-19 të përhapet shpejt mes punonjësve, të cilët më pas ia kanë transmetuar familjarëve të tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>