Të paktën 8 persona u vranë nga disa atentate ndaj 3 qendrave të masazheve në Atlanta në SHBA. 7 viktima ishin gra, 6 prej tyre ishin aziatike, sipas policisë. Dhe një person u plagos gjatë sulmit.
Policia ende nuk ka zbuluar se kush është motivi vërtet i sulmeve.
Një 21-vjeçar, Robert Aaron Long u arrestuan disa orë pas ngjarjeve, si I dyshuari kryesor për to. Guvernatori i Brian Kemp përgëzoi policinë për kapjen e shpejt të të dyshuarit.
Ngjarjet ndodhën të martën pasdite. 4 persona u vranë në një qendër masazhi aziatike në Georgia, rreth 30 kilometra në perëndim të Atlantës. Pak më pas, tri gra u vranë në qendrën e masazhit në pjesën lindore të vendit.