Danimarka, Belgjika, Austria, Gjermania, Franca, Spanja, Greqia dhe Turqia kanë hequr kufizimet për shtetasit shqiptarë për udhëtimet turistike.
Më 25 qershor shqiptarët mund të udhëtojnë, më një test PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose çertifikatën e vaksinës të miratuar nga EMA, në vendet si Danimarka, Belgjika, Franca,
Duke nisur nga 24 qershori, shqiptarët mund të udhëtojnë në Hollandë, Austria pas asnjë detyrim për të paraqitur test PCR, antigjen apo pasaportën e vaksinimit.
Ndërsa, Greqia, Gjermania dhe Spanja kanë hapur kufijtë që më 7 qershor me detyrimin e paraqitjes së një testi Covid-19, ose një testi antigjen ose pasaportë vaksinimi. Vaksinat e njohura për të udhëtuar në:
Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson.
Spanjë janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac, Johnson & Johnson dhe Sinovac-CoronaVac.
Gjermani janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson &Johnson.