8 viktima dhe 301 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

Nga Exit News
8 viktima dhe 301 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

301 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2.325 personave të testuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se tetë pacientë me Covid kanë humbur jetën. 

Po ashtu, 181 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 51.518.

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar  58.988 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1.479 kanë humbur jetën, ndërsa 5.991 janë ende të infektuar. 

Lajme te ngjashme