488 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2 886 personave të testuar.
Në 24 orët e fundit, tetë pacientë me Covid kanë humbur jetën. Ndërsa 270 pacientë janë shëruar.
Numri total i rasteve pozitive është 70 185, ndërsa numri i rasteve aktive është 8 236.
Që nga fillimi i pandemisë 1 616 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë.