8 viktima dhe 553 të infektuar të rinj në Kosovë

8 viktima dhe 553 të infektuar të rinj në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri me dije të martën se në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë viktima me koronavirus.

Rastet e fataliteteve janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Lipjan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (62 vjeç.

Në të njëjtën perjudhë u identifikuan 553 raste të reja të infektimit me virus, pas testimit të 3 649 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Më 16 mars, sëmundjen e kanë kaluar 534 persona, ndërkohë që 11.063 raste mbeten aktive.

Që prej fillimit të pandemisë, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 78 380 raste të infektimit, prej të cilëve 1 723 kanë humbur jetën.

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>