
Në Gjermanin më shumë se 80 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve, dhe mbi 1300 të tjerë janë të humbur, njoftoi Kancelarja Angela Merkel, për median gjermane të premten. Autoritetet presin që numri i të vdekurve të rritet.
Në qytetin e Bad Neuenahr-Ahrweile ka më shumë se 100 grupe shpëtimi, që punojnë për të ndihmuar të prekurit dhe gjetur të humburit.
Rreshjet e rrëmbyeshme kanë shkaktuar edhe 11 të vdekur në Belgjikë.