Rreth 800 mijë fatura cash janë faturuar për 5 muajt e parë nga bizneset e vendit. Ndërsa, 49 mijë janë fatura elektronike të kryera nga bizneset. Të dhënat u publikuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të hënën. Të dhënat tregojnë përdorim e gjërë të parasë cash në pagesat e kryera ndaj bizneseve.
Sipas një raporti të Bankës Kombëtare, i botuar në janar 2021, 96% e pagesave në vend kryhen me para fizike.
Raporti ka gjetur se një politikë e qeverisë mbi zëvendësimin e parasë cash me mjete të tjera pagese si kartë ose mjete të tjera elektronike do të kursenin deri ne 350 milionë euro për ekonominë e vendit.