Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenet e gjobave ndaj biznesit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenet e gjobave ndaj biznesit

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi, sot, tetë nene të ligjit “Për ndryshimin e proçedurave tatimore”, i njohur ndryshe si ligji i gjobave ndaj biznesit.

Nenet e shfuqizuara janë:

  • Neni që parashikon gjobë 10 milionë lekë për tregtarët e shumicës që kanë mallra të pashoqëruar me dokumente tatimore;
  • Neni që parashikon gjobë 500 mijë lekë për bizneset që nuk lëshojnë faturë apo kupon tatimor;
  • Neni që parashikon gjobë 500 mijë lekë për mosdeklarim të punonjësve;
  • Neni që parashikon gjobë 500 mijë lekë për mosdeklarim të pagës reale të punonjësve;
  • Neni që parashikon gjobë 500 mijë lekë për mosafishim të çmimeve;
  • Neni që parashikon gjobë 500 mijë lekë për kryerjen e veprimtarive në adresë të padeklaruar;
  • Neni që parashikon gjobë 500 mijë lekë për bizneset që nuk kanë të afishuar njoftimin mbi të drejtën e blerësit për të mos paguar nëse nuk merr kuponin tatimor;
  • Neni që dënon shkeljet në faturë apo dëftesë tatimore me dhe pa TVSH me gjobë të barabartë me detyrimin tatimor të padeklaruar.

Ligj i gjobave u miratua nga Kuvendi në dhjetor 2015, pavarësisht kundërshtimit dhe protestave të bizneseve.

Më pas, ai u ankimua në Gjykatën Kushtetuese nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>