Një 84-vjeçare, e cila kishte qenë sëmurë me Covid-19, doli nga Spitali Infektiv të martën duke u bërë ndër më të moshuarat e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri.
Lajmi u njoftua përmes një postimi në Facebook nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Nënë Rukija, plot 84 vjeç, ka lënë Spitalin Infektiv e shëruar nga Covid-19 […] deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor kanë mundur koronavirusin”
Të mërkurën, autoritetet shëndetësore raportuan 17 raste të reja me Covid-19 duke e çuar totalin në 400 persona të infektuar.
Prej tyre 22 kanë vdekur (asnjë në 24 orët e fundit) dhe 154 janë shëruar (23 në 24 orët e fundit).
Sipas statistikave mbi 15 për qind e personave të infektuar në Shqipëri janë mbi 70 vjeç, por vetëm 10 për qind e tyre janë shëruar.