844 qytetarë gjobiten për mosmbajten e maskës

Nga Exit News
844 qytetarë gjobiten për mosmbajten e maskës

Policia ka vendosur 844 gjoba për mos mbajtje të maskës në ambjente të hapura, në 24 orët e fundit në të gjithë vendin. Vlera e gjobave arrin në mbi 2,5 milionë lekë.

Mes tyre, 167 ishin pasagjerë që janë gjetur pa maska në automjete private, pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit, dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Po ashtu, 10 prej të gjobiturve janë shoqëruar në polici pasi nuk e kanë pasur mjetin e identifikimit me vete ose nuk kanë pranuar t’ia tregojnë atë policisë.

Pasi e kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, ata janë gjobitur dhe më pas janë lënë të lirë.

Që prej 15 tetorit, në vend është bërë e detyrueshme mbajta e maskave në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Vendimi i qeverisë u mor pas rritjes së numrave të të infektuarve. Sot u raportua një numër i lartë i infektimeve, me 304 raste të reja në 24 orë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>