
8 fëmijë janë të shtruar aktualisht në pavionin e koronavirusit, në spitalin pediatrik, tha për Abc News, shefja e shërbimit Infektiv Pediatrik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” Gjeorgjina Kuli.
Në 6 muaj pandemi, 835 fëmijë të identifikuar më koronavirus janë shëruar, dhe vetëm “17% janë ende aktivë”.
Doktoresha Kuli tha se pjesa më e madhe e fëmijëve të infektuar e ka kaluar lehtë ose pa simptoma virusin e Covid-19. Ajo i këshillon prindërit të zbatojnë masat kundër koronavirusit në shkolla:
“Prindërit në shtëpi patjetër duhet që çdo mëngjes duhet të masin temperaturën e fëmijës. Nëse fëmija ka temperaturë të mos bëjmë justifikime amatore u ftoha nga kondicioneri, por duhet të njoftojë mjekun e familjes”.