Fjala e deputetes Mimoza Hafizi në Asamblenë e PS-së – Pikat kryesore

Fjala e deputetes Mimoza Hafizi në Asamblenë e PS-së – Pikat kryesore

Deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi ka mbajtur dje një fjalim kritik në Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Ndër të tjera, në fjalën e saj ajo u shpreh:

Për dhunën brenda Partisë Socialiste

  • Pas incidenteve të Elbasanit dhe skenave të dhunës të ditës së hënë në Tiranë, ju them sinqerisht se ndihem e rrezikuar për veten apo për kolegët e mi që ndjekin këtë kauzë.
  • Nuk ia fal Kryetarit të PS-së që erdhi dita të kem frikë që unë apo kolegët e mi të kërcënohemi fizikisht se nuk jemi dakord me të.
  • Nëse Kryetari i PS nuk kërkon ndjesë për skenat e tij të dhunës, unë e kam shumë të vështirë të jem pjesë e aktiviteteve të tija publike.

Për statutin e Partisë Socialiste

  • Mandati i Kryetarit të Partisë Socialiste është shkelur me tre vjet, ka shkuar nga 4 në 7 vjet. Deputeti Blushi dhe kolegë të tjerë e kanë ngritur zërin për këto shkelje që dy vjet më parë, pavarësisht se Kryetari Rama e mohoi këtë fakt.
  • Norma e re statutore, që kandidati për kryetar në rast kur partia është në pushtet të marrë 10 % të firmave të delegatëve të Kongresit dhe të marrë shumicën e delegatëve të Kongresit, nuk ka shumë burrëri.
  • Për zhvillimin e garës për kryetar partie kemi dy versione, ai i arsyes, zhvillimi i garës sipas statutit aktual, dhe i forcës që është zhvillimi i garës sipas statutit që po na propozohet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>