Njëmbëdhjetë organizata mjedisore të Tiranës tentuan, sot, t’i dërgojnë një letër Bashkisë Tiranë, lidhur me çështjen e ndërtimit të këndit të lojrave tek Parku i Liqenit Artificial. Bashkia nuk pranoi të protokollonte letrën e tyre, për shkaqe teknike, ndaj organizatat vendosën ta publikojnë letrën me kërkesat e tyre në media.
Kërsesat kryesore të organizatave të mjedisit janë:
- Bashkia të pezullojë punimet në Parkun e Liqenit dhe të nisë procedurat e duhura dhe trasparente për këtë projekt;
- Bashkia të kërkojë falje publike për arrogancën dhe fyerjet ndaj qytetarëve;
- Bashkia të bëjë publik planin zhvillimor për zonën e Parkut të Madh të Tiranës;
- Bashkia të përmirësojë kanalet, infrastrukturën dhe frymën e komunikimit me qytetarët, duke i përfshirë ata realisht në vendimmarrjen mjedisore.