
Policia ka gjobitur 890 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.
Policia ka gjobitur 2 pronarë biznesesh që zhvilluan aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë̈ dhe 186 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
35 qytetarë që po lëviznin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00 u gjobitën të martën.
Ndërsa, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.