9 korriku, dita e parë pa asnjë viktimë që prej 23 qershorit

Nga Exit News
9 korriku, dita e parë pa asnjë viktimë që prej 23 qershorit

9 korriku është dita e parë që prej 23 qershorit që në vend nuk humb jetën asnjë i infektuar me Covid-19.

Në periudhën 23 qershor-9 korrik kanë humbur jetën 38 të infektuar, ndërsa në total që prej fillimit të pandemisë në mars, kanë humbur jetën 83 pacientë.

përditësimin e 9 korrikut, Ministria e Shëndetësisë, gjithsesi theksoi se situata në spitalin Infektiv vazhdon të jetë e rënduar: 84 pacientë janë të shtruar, 11 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit, janë zbuluar 82 pacientë të rinj me covid-19, përkatësisht:

  • 30 raste në Tiranë,
  • 11 në Shkodër,
  • 6 në Kukës,
  • 5 në Elbasan,
  • nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe,
  • nga 3 raste në Kavajë, Përmet,
  •  2 në Korçë,
  • nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në Gjirokastër, e infektuara është një pedagoge në universitetin ‘Eqerem Çabej’. Dyshohet se ajo mund të jetë infektuar nga studentët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>