
Të paktën nëntë mësues dhe një nxënës janë infektuar me Covid-19 në Kukës.
Shtatë prej mësuesve të infektuarve janë në shkollat e Kukësit, ndërsa dy në shkollat në Has.
Sipas prefektit të qarkut Zenel Kuçana, mësimi nëpër këto shkolla po vazhdon si normalisht dhe vatrat e infeksionit janë të izoluara. Ai theksoi se në qarkun Kukës vijon të mbetet problematikë mosrespektimi i masave nga qytetërët:
“Pavarësisht rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus, një pjesë e qytetarëve nuk i vendosin maskat mbrojtëse ose i mbajnë poshtë mjekrës ndërsa lëvizin në rrugët e qyteteve të qarkut Kukës.”