Nëntë pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit në Mirditë.
Mes tyre, janë dhe kryeinfermieri dhe një infermiere në qendrën shëndetësore të Fanit.
Disa prej të infektuarve të tjerë, janë familjarë të dy infermierëve.
Nuk dihet ende nëse infermierët janë infektuar gjatë punës apo nga familjarët e tyre.
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik të rasteve.