
Nëntë persona të infektuar me koronavirus janë gjetur në burgun e Fierit. Të infektuarit janë 6 punonjës të policisë së burgjeve, 2 infermierë dhe 1 i burgosur.
Deri më tani 8 prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa i burgosuri është dërguar në spitalin e burgut.
Nuk dihet ende se si ka hyrë virusi në burgun e Fierit.
Instituti i Shëndetit Publik po vijon me hetimin epidemiologjik për të parë nëse ka të infektuar të tjerë mes të burgosurve dhe stafit të burgut.