9 të vdekur dhe 3 të plagosur nga shkëputja e teleferikut në Itali

Nga Exit News
9 të vdekur dhe 3 të plagosur nga shkëputja e teleferikut në Itali

Një kabinë teleferiku me 11 pasagjerë ra të dielën në një prej pikave më të larta të linjës Stresa-Mottarone, në liqenin Maggiore në Itali.

Përplasja në tokë shkaktoi 9 të vdekur, ndërkohë që rezultojnë të plagosur rëndë dy fëmijë.

Ata u transportuan me ambulancë ajrore për në spitalin e Torinos.

Nga hetimet paraprake rezulton se shkaktari i aksidentit ka qënë shkëputja e njërës prej kavove, në të cilën teleferiku udhëtonte.

Bëhet fjalë për një udhëtim prej 20 minutash që fillon nga Liqeni Maggiore dhe arrin lartësi në prej 1,491 metrash.

Sipas mediave lokale, teleferiku u mbyll përkohësisht në 2014 për një rregullim të përgjithshëm, përfshirë zëvendësimin e motorëve, paneleve elektrikë, pajisjeve elektronike dhe transformatorëve.

Ai u rivu në funksion në gusht të vitit 2016, ndwrkohë që deri në fund të muajit të shkuar ishte i mbyllur për shkak të kufizimeve ndaj Covid-19.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>