9 ushtarë të Forcave të Armatosura janë të infektuar me koronavirus, njofton Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku. 5 prej tyre janë më misione jashtë vendit.
“9 të prekur në total. Nga këta 5 në misione; 4 në KFOR dhe 1 në Afganistan dhe 4 të tjerë në Shqipëri. Katër prej tyre kanë qenë të shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë por jo në gjendje kritike serioze, një i karantinuar në Afganistan dhe të tjerët të karantinuar në vendbanimet e tyre.
Të gjithë janë ndjekur nga mjekë të njësisë mjekësore ushtarake, komandave në operacion dhe mjeku i familjes”, u shpreh Kollçaku, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Në total, në Ushtri janë testuar 200 ushtarë.