9 viktima dhe mbi 548 raste të reja me Covid në Kosovë

9 viktima dhe mbi 548 raste të reja me Covid në Kosovë

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 7 mars janë regjistruar nëntë viktima.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të dielën 548 raste me koronavirus, pas testimit të 4.193 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç)“, thuhet në njoftim.

Të dielën numërohen 301 persona të shëruar nga COVID-19, ndërsa, 9.413 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 73.048 persona të infektuar me këtë virus dhe 1.649 të vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>