Në fundjavë, të shtunën dhe të dielën, 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca do të vijnë në vend. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.
“Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit”, u shpreh Kryeministri.
Ai shtoi se njësoj sikurse ia dolën me pandeminë dhe tërmetin njësoj do të ngrejnë edhe ekonominë:
“Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira”.