
Një 90-vjeçare nga Hasi u shërua nga Covid-19 duke u bërë një nga pacientet më të moshuara në Shqipëri që mposht koronavirusin.
Kryeministri Edi Rama shpërndau në Facebook fotografinë e 90-vjeçares duke i uruar asaj “120 vite jetë”.
Të enjten një 84-vjeçare la Spitalin Infektiv, gjithashtu pasi u shërua nga Covid-19.
Deri të premten, 10 prill, autoritetet e shëndetësisë kanë deklaruar shërimin e 182 prej 416 të infektuarve me Covid-19.
Nuk është e qartë se sa prej tyre kanë qenë pa simptoma dhe janë shëruar pas mbylljes në shtëpi pa patur nevojë për trajtim mjekësor.
Por 24 persona me Covid-19 kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë mbeten të shtruar në spital – 6 në terapi intensive.